Connect with us

Maqedoni

Xhaferi nga Shqipëria: Për shqiptarët, Tirana është “vëllai i madh”

Publikuar

më

Kryeministri Talat Xheferi thotë se kur shqiptarët ndodhen në vështirësi në rajon, ata gjejnë përkujdes tek Tirana, të cilën e cilëson si “vëllai i madh” i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht trojeve ku jetojnë.

Duke komentuar sjelljet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ka ndërhyrë në çështjet e brendshme politike si në Shqipëri ashtu dhe RMV, Xhaferi tha në “Real Story” se të gjithë shqiptarët pa dallim duhet të shohin si shpëtim Tiranën zyrtare dhe nuk duhet të përfshihen në këto skema përçarëse.

 Këtu në Shqipëri ajo përpjekje e z. Kurti që vinte jo si kryeministër i Kosovës po si shtetas i Shqipërisë me pasaportë shqiptare përtej të drejtës së tij individuale për të votuar, por si përfaqësues I një partie politike dështoi. Po ndërkohë ankesa ka edhe për mënyrën si ai ka ndërhyrë në një zonë shumë delikate siç janë shqiptarët e Luginës, ata duhet të ishin në fokusin tonë. A mendoni ka ardhur koha që përfaqësuesit shqiptarë të mblidhen dhe si pleq të moçëm të flasin me maturi dhe t’i ulin këto tensione po përjetojmë momentin tonë më të mirë historik

Talat Xhaferi- Mendoj që edhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon përkujdesin e statusit për gjendjen e shqiptarëve kudo janë. I takon institucioneve të vendit të jenë bartës të koordinimit, të faktorëve politikë në rajon e më gjerë. E kam thënë që çështja kur vëllai I madh është I përcaktuar që të udhëheqë vëllezërit e tjerë duhet ta dëgjojnë së paku sa është në të drejtë dhe përkushtim e asaj çka është e përbashkëta e shtëpisë kështu që nuk do mend që duhet me pas një rreth një vend një pikë takim ku do të mund të koordinohet, të këmbehen mendime, qofshin edhe të ndryshme që konkluzioni të jetë rrugëtimi individual i të gjithëve neve që jemi në vendet përkatëse sepse funksionojmë mbi baze të rregullave, ligjeve që janë subjektet ku jemi.

Pra ju thoni vëllai i madh është Tirana…

Talat Xhaferi: Sipas logjikës jo që them, por është.

Në Prishtinë nuk janë shumë dakord me këtë kohët e fundit

Talat Xhaferi: Ajo është çështje e perceptimit të karaktereve te njerëzve e thash nuk mund të definoj pse janë apo nuk janë dakord, por mbi të gjitha kur vjen puna ngushtë të gjithë ne drejtohemi çfarë të bëjmë sit ë dalim nga situate dhe ku drejtohemi te vëllai I madh, kjo është esenca e botëkuptimit dhe perceptimit të asaj çka është bashkërenditja e interesave edhe në vendet ku jetojmë por edhe në përgjithësi kundrejt faktorit ndërkombëtar. Fundshekulli XX-XXI është shekulli i shqiptarëve në Evropë dhe në botë dhe qoftë në kuptimin pozitiv të të drejtave statusit, imazhit, që ka shqiptari sot në botë në aspektin institucional, këto janë çështje për të cilat në makroplan duhet t’i kesh parasysh në mikro plan janë çështje të karakterit dhe të botëkuptimeve individuale të secilit prej nesh varësisht deri ku shohim./ abcnews.al

Shqipëri15 minutes ago

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

Lajme1 hour ago

Kurti takon ministrin irlandez në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

Maqedoni3 hours ago

Kryeministri le ta respektojë vetë Kushtetutën, pastaj të kërkojë respektim nga ne!

Shqipëri3 hours ago

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Maqedoni5 hours ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri6 hours ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme6 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme6 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni7 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë8 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni8 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri8 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

NA NDIQ NË FACEBOOK