Connect with us

Sport

VIDEO/ Pas Cikalleshit shënon edhe Et’hemi, goli i parë me Konyaspor është perfekt!

Published

on

Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në Superligën turke teksa shënoi për Konyaspor në ndeshjen ndaj Pendikspor në transfertë. Sulmuesi i kombëtares shfrytëzoi në maksimum një penallti, duke e shndërruar atë në gol në minutën e 12.

Ky ishte goli i parë për kavajasin sa i takon vitit 2024, ndërsa nëse shohim statistikat sezonale, atëherë ky ishte goli i nëntë. Cikalleshi konfirmohet kështu si lideri i Konyaspor në repartin ofensiv ndërsa vlen të theksohet se në skuadrën e Pendikspor bën pjesë Endri Çekiçi, që këtë ndeshje e ka nisur nga stoli.

Lexo edhe:

Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes për Konyaspor u aktivizua edhe Valon Et’hemi në minutën e 63. 11 minuta më pas, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për të shënuar golin e dytë të Konyasporin. Për 26-vjeccarin ky ishte goli i parë me fanellën e Konyaspor pas transferimit të tij më janar.

NA NDIQ NË FACEBOOK