Connect with us

SKENA

U akuzua se është ajo në video me Princin William, reagon sozia e Kate Middleton: Kam marr shumë mesazhe këto ditë

Publikuar

Kate Middleton nuk është shfaqur në publik që nga Krishtlindjet, dhe mungesa e saj dhe një fotografi e bërë me ‘photoshop’ kanë nxitur shumë teori konspirative.

Pas publikimit të një videoje nga Windsor, njerëzit kanë mbushur Instagramin e sozisë së Kate-t, Heidit me komente, disa prej të cilëve janë bërë shumë argëtuese.

Për shembull, rreth 10 orë më parë, Heidi ka publikuar një fotografi të re me një mbishkrim: “E gjetëm, ajo është mirë”, që ishte mjaft për të shkaktuar reagime të forta.

Publiku britanik nuk u qetësua as nga pamjet që mediat atje publikuan, ku Kate shihet duke dalë nga një dyqan në Windsor bashkë me Princin William.

Rrjetet sociale janë mbushur me komente se në atë video nuk është fare Kate, ndërsa disa mendojnë se bëhet fjalë për një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, të tjerët janë të bindur se në atë video është dublantja e saj.

Heidi Agan tashmë është bërë e famshme si dublantja e Kate-t, dhe profili i saj në Instagram me emrin ‘Kate Middleton lookalike’, është mbushur me fotografi ku ajo tregon ngjashmërinë e saj me princeshën. Shumëkush është i bindur se ajo është femra në videon e famshme të publikuar këto ditë.

Presioni i publikut është aq i madh saqë Heidi u detyrua të prononcohet. “Ishte e qartë që po diskutohej nëse në atë video ishin Kate dhe William”, tha ajo fillimisht.

“Kam marrë shumë mesazhe në rrjete sociale. Njerëzit mendonin se isha unë, por nuk isha. Unë isha në punë atëherë, kështu që mund të them që nuk isha unë. Jam 100 për qind e bindur se në atë video ishin Kate Middleton dhe William. Pra, ajo është gjallë, mundemi të jemi të sigurt për këtë. Tani kjo ka shkuar shumë larg. Fillimisht ishte një shaka se ku është Kate, por tani ka shkuar vërtetë në dramë. Kjo duhet të ndalojë”, tha Heidi për The Mirror. /Telegrafi/

Lajme7 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni49 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri1 hour ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme6 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK