Connect with us

Lajme

Sulmues të armatosur rrëmbejnë mbi 280 nxënës në Nigeri

Publikuar

Sulmuesi të armatosur me motoçikleta rrëmbyen më shumë se 280 nxënës në qytetin Kuriga, në veriperëndim të Nigerisë.

Nxënësit u rrëmbyen ndërsa ishin para shkollës dhe janë të moshës nga tetë deri në 15 vjeç, raporton BBC.

Guvernatori i shtetit Kaduna, Uba Sani, deklaroi se 187 nxënës janë rrëmbyer nga shkolla e mesme dhe 125 nga shkolla fillore, por se 25 prej tyre janë kthyer.

Një nga dëshmitarët tha se sulmuesit e armatosur qëlluan një nxënës dhe se ai mori ndihmë mjekësore në spital.

NA NDIQ NË FACEBOOK