Connect with us

Lajme

Sami Lushtaku thyen ligjin pak minuta pasi u ndalua nga EULEX’i

Publikuar

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, është ndaluar sot nga EULEX’i. Lushtakut i është konfiskuar telefoni.

Por, vetëm pak minuta pasi doli nga zyret e EULEX’it, ai ka zgjedhur të relaksohet në një restaurant. Aty u pa duke pirë puro, duke shkelur kështu ligjin kundër duhanit.

Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura është në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e duhanit.

Pika 1.9 e Ligjit për kontrollin e duhanit, thotë:

“1.9. Hapësirë e mbyllur – çdo hapësirë e mbuluar me kulm ose tavan, që është i lëvizshëm apo i palëvizshëm, dhe të rrethuar me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh llojin e materialit të përdorur dhe pa marrë parasysh nëse struktura është e përhershme apo e përkohshme”.

NA NDIQ NË FACEBOOK