Connect with us

Lajme

Sami Lushtaku shfaqet i buzëqeshur teksa del nga zyret e EULEX’it

Publikuar

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka dalë nga EULEX-i, pas gati një orë qëndrimi në zyret e tyre.

Në pamjet e publikuar në media, ai shihet që është në gjendje të mirë, teksa edhe buzëqesh.

Artan Qerkini, avokat i Sami Lushtakut, para mediave tha se atij i është konfiskuar telefoni.

Sipas Qerkinit vendimi për ndalimin e Lushtakut ishte jo i drejtë.

“Vetëm i është konfiskuar telefoni mobil si herave të kaluara mendojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin pasi që ai e ka nuk e ka statutin e personit të dyshuar dhe i është cenuar privatësia”, tha ai.

Lushtaku është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.

Përndryshe, Specialja dje ka bastisur edhe shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.

NA NDIQ NË FACEBOOK