Connect with us

Lajme

Pushteti shpërfaq në RTK frikën nga vendimi i Krasniqit për Bedri Hamzën

Publikuar

Radio Televizioni i Kosovës ka shfaqur frikën e vendimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për ta kandiduar Bedri Hamzën për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në vend, shkruan Gazeta Insajderi.

Konferencën për media kur bëhet e ditur zyrtarisht që Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së në zgjedhjet e ardhshme, Radio Televizioni i Kosovës, ka zgjedhur që ta transmetojë pothuajse në fund të edicionit.

Teksa kishin kaluar mbi 22 minuta nga transmetimi i edicionit qëndror të lajmeve dhe kishim mbetur afër 7 minuta para se të përfundojë ai – RTK ka vendosur që shkurtimisht t’i jap hapësirë një vendimi kaq të madh të partisë më të madhe opozitare në Kuvend.

E vendimi për kandidimin e Bedri Hamzës për kryeministër të ardhshëm nga radhët e PDK-së, ka marrur reagime të shumta.

E përvec kësaj, nga Partia Demokratike e Kosovës po kërkojnë tashmë nga Qeveria që ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, propozoi që zgjedhjet e ardhshme të mbahen më 9 qershor.

/Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK