Connect with us

Lajme

Pas raportimit të Insajderit, ndalohet pronari i biznesit “Albshkolla”

Publikuar

Një javë më parë, Gazeta Insajderi raportoi se si punëtorët e “Albshkolla” në Gjilan, biznes i Driton Ajetit po e akuzonin këtë të fundit për mashtrim. Ajeti, kishte punësuar 400 punëtorë duke iu ofruar pagë nga 800 euro. Por vetëm pastaj, gjërat ndryshuan.

E pas këtij raportimi të Insjaderit, pronari i “Albshkollës” , është ndaluar para pak çastesh nga Policia e Kosovës.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar avokati i tij, Bajram Sherifi derisa tha se ende nuk i dinë arsyet e ndalimit.

“Klienti im vetëm është ndaluar. Nuk i dimë ende detajet. Jam rrugës për në Gjilan”, ka thënë për Insajderin avokati Sherifi.

Për të kuptuar më saktë se për çka akuzohet Ajeti nga punëtorët e kësaj shkolle, ndiqeni materialin më poshtë.

NA NDIQ NË FACEBOOK