Connect with us

Shëndetësi

Nutricionistët zbulojnë: Mos u besoni gënjeshtrave mbi dietat – me siguri nuk do të dobësoheni!

Publikuar

më

Sot jemi të rrethuar me trende të shumta, nga dietat të cilat ndalojnë yndyrat apo karbohidratet deri te ato në të cilat nuk konsumohen prodhimet e qumështit

Nutricionistët kanë zbuluar cilat janë truqet më të këqija dietale, të cilat i kanë dëgjuar dhe assesi mos i aplikoni!

Mos hani pas orës 8 të mbrëmjes

Nëse dëshironi të ushtroni në mbrëmje, kjo rregull është plotësisht absurde. Nëse hani një ose dy orë para se të shkoni në gjumë, racioni juaj të mos i kalojë 500 kalori.

Racioni i shëndetshëm në orën shtatë, tetë apo madje edhe në orën nëntë të mbrëmjes do t’u bëjë mirë dhe nuk do të shtoni asnjë kilogram. Nëse racioni është i pasur me drithëra, pemë dhe me pak proteina lirisht mund ta hani edhe pas orës 8, transmeton Telegrafi.

Më shpejt do të humbni peshë nëse hani më pak dhe ushtroni më shumë

Këtë këshillë nutricionistët e theksojnë si më të keqen nga të gjitha dhe konstatojnë që po të ishte e mundur humbja e kilogramëve aq e lehtë, të gjithë njerëzit e botës do të ishin të thatanikë!

Pini lëngje dietale në vend të atyre të zakonshmeve

Nutricionistët thonë që lëngjet dietale pikërisht janë armiku më i madh i peshës së shëndetshme trupore.

Hulumtimet kanë treguar që futja e rregullt në organizëm e lëngjeve dietale mund të jetë e lidhur me rrezikun më të madh nga diabeti i tipit 2. Gjithmonë opsioni më i mirë janë uji i zakonshëm dhe çaji i gjelbër.

Nxirrni jashtë karbohidratet

Ushqimi i drejtë nuk eliminon asnjë artikull. Në vend të kësaj, duhet të mësojmë se si t’i gatuajmë artikujt të cilët i duam: p.sh. brumërat, bukën dhe patatet në mënyrë të shëndetshme.

Mësoni se si përgatitet porcioni i shëndetshëm dhe gjithmonë më me dëshirë kërkoni versionet e karbohidrateve integrale.


Karbohidratet që nuk duhet t’i konsumoni kurrë nëse dëshironi të humbni peshë

Lexo po ashtu
Karbohidratet që nuk duhet t’i konsumoni kurrë nëse dëshironi të humbni peshë

Nxirreni jashtë sheqerin

E vërtetë është që teprica e kalorive nga shtojca e sheqerit në lëngje, bonbone, ëmbëlsira mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe rrezikun nga diabeti.

Mirëpo, nuk janë të gjithë sheqernat njësoj. Burimet natyrore të sheqerit si p.sh. nga pemët e freskëta ofrojnë nutriene të rëndësishme, prandaj edhe një sasi e vogël e sheqerit nuk mund askënd ta dëmtojë. /Telegrafi/

The post Nutricionistët zbulojnë: Mos u besoni gënjeshtrave mbi dietat – me siguri nuk do të dobësoheni! appeared first on Telegrafi.

Shqipëri29 minutes ago

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Lajme1 hour ago

U braktis si foshnje në rrugë/ Kjo është historia e banores së BBVK-së

Maqedoni2 hours ago

Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë

Shqipëri2 hours ago

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Kosovë3 hours ago

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Lajme4 hours ago

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Maqedoni5 hours ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri5 hours ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme6 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Kosovë6 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni7 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme8 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

NA NDIQ NË FACEBOOK