Shqipëri
Ngacmimet seksuale në punë, gazetarja: Ja në cilat qytete është më i përhapur
Fenomeni i ngacmimeve seksuale në vendin e punës është kthyer në një shqetësim dhe në çështjen e cila po diskutohet së shumti ditët e fundit, kjo duke marrë shkas edhe nga rrëfimi i Egla Cenos brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Gazetarja Alma Lahe e cila ka drejtuar grupin e ekspertëve për realizimin e studimit të fundit ‘Ngacmimet Seksuale në Punë’ ka folur në studion e “Open” në lidhej me rezultatet e këtij studimi.
Gazetarja u shpreh se fenomeni i ngacmimit seksual në ambientet e punës ekziston dhe është evidentuar si më i shpeshtë në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Durrës.
Sipas gazetares Lahe nga anketimi i realizuar nga një grup ekspertësh, ka dalë se fenomeni është i përhapur në zonat urbane dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës.
“Fenomeni ekziston. Kemi pasur tre fokus grupe ku fenomeni është evidentuar edhe më i lartë, përveç Tiranës që ka fenomenin, por edhe ndjeshmërinë më të lartë. Ka qenë Korça, Lezha dhe Durrësi.
Nga anketimi ka dalë se fenomeni është i hapur në zonat dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës. Diferenca mes privatit dhe sektorit publik ka diferencë shumë të ulët për ngacmimet seksuale.”