Lajme
“Mirë se vjen o trim, të presim siç është zakoni”, nga AAK i reagojnë ministrit Peci pasi iu tha “shihemi të hënën”


Drejtori i Zyrës për Media në AAK, Lulëzim Blaka, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se do të shihen të hënën, pas një polemike rreth objektit ku është e pozicionuar AAK.
Blaka i ka thënë ministrit Peci “mirë se vjen o trim”, dhe se do të presin siç është zakoni.
“Mirë se vjen o trim!
“Të presim siç është zakoni”, ka shkruar Blaka.




















