Connect with us

Lajme

Lajçak: Diskutimet për dinarin vazhdojnë të hënën, marrëveshja duhet të adresohet nga Kurti e Vuçiqi

Publikuar

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështje e dinarit do të vazhdojnë diskutimet të hënën.

Ai me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë tutje se Marrëveshja e Ohrit duhet të adresohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Insajderi.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksin e Ohrit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka deklaruar Lajçak.

Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK