Connect with us

Lajme

Infermierët të revoltuar për shtesat e nënpunësve shëndetsorë, dërgojnë kërkesë te Avokati i Popullit

Publikuar

më

Këshilli i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të Kosovës, ka dërguar një kërkesë te Avokati i Popullit për shtesat e nënpunësve shëndetsorë.

Sipas tyre kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me vetë Ligjin e Pagave nr. 08/L-196, pasi rregullorja po edhe në Ligj qartazi specifikon se përfitues të kësaj shtese janë të gjithë nënpunësit e sistemit shëndetësor që karrieren kane vendosur t’a përqendrojnë  në sektorin publik.

“Ne, Keshilli Inicues i Shoqates Sindikale te Infermiereve te Kosoves me perfaqesues nga nivlete e sistemit shendetesor publik parësor,dytësor dhe tretësor, pas analizës së bërë të nenit 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4,nenit 30 të Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik si dhe Rregullores nr.03/2023 për shtesën  e nënpunësve të sistemit shëndetësor, jemi të  indijuar thellë duke qenë se kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me vetë Ligjin e Pagave nr. 08/L-196, pasi rregullorja po edhe në Ligj qartazi specifikon se përfitues të kësaj shtese janë të gjithë nënpunësit e sistemit shëndetësor që karrieren kane vendosur t’a përqendrojnë në sektorin publik”, thuhet në kërkesën e tyre.

Në kërkesën e tyre thuhet se ata janë të zhgënyjer me veprimet që janë ndërmarrë gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nënpunësve të sistemit shëndetësor.

“Jemi të revoltuar dhe te zhgënjyer me veprimet e ulëta të cilat janë ndërmarr gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nënpunësve të sistemit shëndetësor duke filluar nga infermierët, mamitë, instrumentaret, teknikët e radikogjisë, teknikët e anestezionit, teknikët e stomatologjisë, sterilizantët dhe profilet tjera infermierore në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. Duke e ditur punën, angazhimin, rolin dhe rëndësinë që komunitetet tona kanë në shëndetin kolektiv, respektimi i Ligjit të Pagave, resoektivisht përfitimii kësaj shtese do të ndikonte sado pak në plotësimin e hendekut të krijuar në raport me pagat aktuale”, thuhet tutje në kërkesë.

Për fund ata kanë kërkuar nga instuticioni i Avokatit të Popullit të reagojë për këtë çështje e cila sipas tyre është diskriminuese.

“Ne si komunitete, por edhe Keshilli Inicues e konsideron si të qëllimshëm gjithë këtë proces dhe me respekt kërkon nga IAP që të reagoj për këtë çështje  e cila për ne është diskriminuese, poshtëruese, denigruese dhe zhvlerësuese për profesionin tonë dhe për ne si profesionist shëndetësor”.

Maqedoni49 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK