Connect with us

Lajme

Hoxha: Gjatë vitit 2023 kemi pasur rritje të vrasjeve, e ulje të rasteve të dhunës në familje

Publikuar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë, ka thënë se gjatë viti 2023 ka pasur më shumë vrasje.

Ndërsa për rastet e dhunës Hoxha ka thënë se rastet janë ulur përgjatë vitit 2023.

“Disa prej veprave kriminale më të rënda që janë paraqitur gjatë vitit 2023, edhe krahasuar me vitin paraprak, kemi pasur raste të vrasjes, rritje nga 21 në 29 vrasje në 2023, lëndim i rëndë trupor nga 259 në 235 ulje minus 9 për qind, lëndim i lehtë trupor, rritje për 9.4 për qind, për vjedhje rritje prej 1.64 për qind, vjedhje e rëndë ulje për minus 1. 96 për qind, grabitje kane qenë 93 me 93, raste të grabitjeve në tentativë ka pasur ulje për 90 për qind, dhuna në familje, fatmirësisht kemi pasur ulje gjatë këtij viti nga 2 mijë e 757 raste në 2 mijë e 460”, tha Hoxha.

NA NDIQ NË FACEBOOK