Lajme
Hajnat vjedhin rreth 50 euro në një xhami në Gjilan


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një rast të një vjedhje në xhaminë e fshatit Miresh të Gjilanit.
Hajnat dyshohet se kanë arritur t’i marrin 50 euro.
Rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se një person i panjohur ka hyrë në xhami dhe ka vjedhur një shumë të parave (rreth 50 euro). Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë.
/Insajderi.org/




















