Connect with us

Kosovë

Gjuajtja me armë në Gjakovë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Shkelzen Ahmetit

Publikuar

Policia e Kosovës ka publikuar një fotografi të Shkëlzen Ahmetit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij.

Shkëlzen Ahmeti, me vendbanim në Gjakovë, kërkohet nga Policia nën dyshimin për tentim vrasje të rëndë.

Në njoftimin e policisë thuhet se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” si dhe në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë.

Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit  Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative nga ana e Sektorit  Rajonal të Hetimeve dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” si dhe në stacionin më të afërt policor.

Me respekt.

NA NDIQ NË FACEBOOK