Connect with us

Lajme

“Gjithmonë gati për zgjedhje” – Kurti me ofertë për opozitën

Publikuar

“Gjithmonë gati për zgjedhje”, është shprehur Albin Kurti kur është pyetur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, shkruan Insajderi.

Madje, ai pati edhe një ofertë për partitë opozitare teksa foli për numrat.

“A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj”, u pyet Kurti në RTK.

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën pra Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje, u shpreh Kurti.

“Ju e dini që si kanë numrat”, i tha gazetarja Kurtit.

“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, tha ai.

“Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai.

“Jeni aq gati”, u pyet nga gazetarja.

Kurti ia ktheu, “po sigurisht, gjithmonë gati për zgjedhje”.

NA NDIQ NË FACEBOOK