Connect with us

Shqipëri

Gazetarët protestë para Kryeministrisë kundër gjuhës denigruese të Ramës ndaj medias

Publikuar

më

Aktivistë dhe gazetarë janë mbledhur ditën e sotme para Kryeministrisë në një protestë kundër sjelljes së dhunshme të Kryeminsitrit Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta.

Incidenti fizik ndodhi në deklaratën e të martës së kaluar 19 mars në ambientet e selisë së Partisë Socialiste ku kryeminsitri Rama preku fizikisht gazetaren Ambrozia Meta.

Aktivistët dhe gazetarët me pankarta në duar dhe thirrje për lirinë e medias, protestuan edhe për kërcënimet ndaj gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj.

 “Liria e fjalës, liria e medias nuk ka qenë kurrë më e kërcënuar se sot”, –  tha gazetarja Aurora Velaj.

Përveç dy rasteve ndaj Ambrozia Metas dhe Ola Xamas, ata kërkuan shmangien e gjuhës denigruese dhe përçmuese të kryeministrit ndaj gazetarëve dhe medias në tërësi.

Një javë më parë reagoi edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptar.

“Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares”, – thotë deklarata.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtij momenti dhe shpreh solidaritetin me kolegen Meta, e cila spikat si reportere kurajoze në kërkim të fakteve dhe të dhënave që synojnë transparencë publike dhe llogaridhënie prej qeverisësve, – theksoi UGSH.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Prekja fizike e gazetares është cënim i Kodit të Etikës dhe i integritetit fizik, zoti Kryeministër!

Tiranë më 19 Mars 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj replikave të Kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta, e cila në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit, në konferencën për shtyp me gazetarët në datën 19 Mars 2024. Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar.

Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtij momenti dhe shpreh solidaritetin me kolegen Meta, e cila spikat si reportere kurajoze në kërkim të fakteve dhe të dhënave që synojnë transparencë publike dhe llogaridhënie prej qeverisësve.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

 

Maqedoni5 minutes ago

BDI i jep “ultimatum” politikës në Kosovë: UÇK-ja mbi partitë, pushtetin dhe pazaret e ditës

Lajme14 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme19 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri35 minutes ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë40 minutes ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme59 minutes ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni1 hour ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë1 hour ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë1 hour ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri3 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë4 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

NA NDIQ NË FACEBOOK