Sport
Festë deri në pesë të mëngjesit, Dani Alves mbledh miqtë dhe shokët në vilën luksoze
Dani Alves u lirua burgu para disa ditësh teksa qëndroi pas hekurave për plot 15 muaj. Braziliani u gjet fjator për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej diskotekave të Barcelonës, ndërsa u dënua me katër vite e gjysmë burg.
Por, pasi apeloi dhe pagoi një milionë euro, Alves u lirua me kushte teksa ka dorëzuar pasaportën spanjolle dhe atë braziliane si dhe është i detyruar të paraqitet çdo javë në Gjykatë. Ndërkohë, mediat zbulojnë edhe mënyrën se si Alves e shpenzoi ditën e parë në lirë.
Lexo edhe:
- UEFA gati t’i heqë telashet Sylvinhos, mendohet zgjerimi i listës për Europianin
- “Shumë dashuri për Greqinë, por jam patriot! Zemra ime rreh për Shqipërinë”
- Shtohen telashet për Tonalin, ka luajtur baste sportive edhe në Angli
- Rrëfimi prekës/ Depresioni i Richarlison: Desh u dorëzova! Ky person më shpëtoi jetën
40-vjeçari mblodhi miqtë dhe familjarët në vilën luksoze me vlerë prej 4.5 milionë paund duke festuar deri në orën pesë të mëngjesit. Sakaq, në festë sigurisht që mungoi ish-bashkëshortja e Sanatana, e cila e ka deklaruar më parë se për të, ai konsiderohet i vdekur pas përdhunimit të vajzës 23-vjeçare.