Connect with us

Lajme

Bislimi: Të hiqen sa më parë masat e BE-së ndaj Kosovës

Publikuar

“Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen sa më parë”. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi gjatë një takimi me eurodeputetët nga Parlamenti Evropian, Thijs Reuten dhe Ladislav Ilcic.

Gjatë takimit, u bisedua mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku zëvendëskryeministri përmendi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe nevojën për ecjen tutje në këtë proces, angazhimin e vendit sa i përket Planit të Rritjes dhe punës për reformat indikative, por edhe performancën e vendit përmes indikatorëve ekonomikë, njofton Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim u ngritën dhe çështje që ndërlidhen me fusha si energjia, shëndetësia e arsimi.

Nga ana e tyre, eurodeputetët Reuten dhe Ilcic nënvizuan se Parlamenti Evropian e mbështet Republikën e Kosovës në objektivin e qëllimin e saj në rrugëtimin integrues drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar dhe mirënjohjen për qëndrimin parimor e mbështetjen ndaj qasjes evropiane kundrejt agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë.

Kujtojmë që Bashkimi Evropian ka njoftuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi më 28 qershor të vitit të kaluar.

Një ditë pas vënies së masave nga BE, përkatësish më 29 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian “të padrejta” dhe ka thënë se shpreson që ato të jenë të shkurtra pasi që “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”.

“Pra, këto nuk janë sanksione. Por, është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe Qeveria e saj janë edhe shteti, edhe ekzekutivi më demokratik, pro-evropian dhe progresist”, kishte thënë Kurti.

Krerët e Kosovës, por edhe Parlamenti Evropian e cilësojnë vendosjen e masave ndëshkuese si padrejtësi të madhe që i është bërë Kosovës, sa që thonë se nuk e kuptojnë se pse këto masa vazhdojnë të qëndrojnë ende.

Së fundmi, në muajin shkurt 2024, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë përmes së cilës kërkohet që përgjegjësit për sulmet terroriste në Banjskë të dalin para drejtësisë, dhe nëse vërtetohet roli i Serbisë në këto sulme, atëherë të ketë edhe ndëshkime për Qeverinë e Serbisë.

Rezoluta në fjalë ftoi që masat ndaj Kosovës të tërhiqen sa më parë.

Heqja e masave është potencuar se varet edhe nga zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, të cilat janë caktuar të mbahen në muajin prill.

Maqedoni41 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri1 hour ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni3 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme4 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë4 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme4 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni4 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK