Lajme
Raportohet se Specialja po kryen bastisje në shtëpinë e Sylejman Selimit dhe Hajredin Kuçit

Me urdhër të Gjykatës Speciale pjesëtarët e EULEX-it raportohet se janë duke kryer bastisje në disa lokacione.
Mediumi Klan Kosova raporton se sot është bastisur shtëpia e Hajredin Kuçit të PDK-së dhe e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit.
Kuçi është pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit.
Më herët është raportuar se Sylejman Selimi është ftuar nga Specialja si i dyshuar për krime lufte. /Insajderi.org





















