Sport
VIDEO/ Jo vetëm Tuci dhe Laçi, Galatasaray eliminohet nga një tjetër shqiptar

Tjetër eliminim për Galatasarayn. Skuadra nga Stambolli mbylli rrugëtimin në Europa League si pasojë e humbjes me Spartën e Pragës (4-1), sfidë ku Indrit Tuci (gol+asist) dhe Qazim Laçi (asist) ishin protagonisë në suksesin e çekëve.
Sot ka ardhur edhe eliminimi nga Kupa e Turqisë. Galatasaray u mposht 0-2 nga Karagumruk. Skuadra ku aktivizohet Frederic Veseli (titullar), shënoi nga një gol për pjesë dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.
Lexo edhe:
- Karriera e Pogba merr një “kolpo” të rëndë, francezi dënohet për doping
- Sassuolo mendon për një “gjeneral” në stol, dyshen shqiptare e trajnon legjenda e Milan
- “Krenar për kapitenin tonë”, Grasshoppers rinovon me Abrashin: Shembull si lojtar dhe njeri!
- VIDEO/ E rëndë në Stamford Bridge, një tifoz bie nga lartësia gjatë festës së golit
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti si mbrojtës i djathtë, teksa më minutat e para të pjesës së dytë u ndëshkua me karton të verdhë. Karagumruk u bashkohet Besiktasit, Trabzonsporit dhe Ankaragucu-së në gjysmëfinale.
Ndërkohë, fokusi i Galatasarayt tashmë është mbrojtja e titullit kampion. Skuadra e Okan Buruk kryeson Superligën turke me 72 pikë. Dy më shumë se Fenerbahce.






















