Connect with us

Lajme

Vdes një shtetase e huaj në Brezovicë, e zë orteku i bores

Publikuar

Një shtetase e huaj, e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një oteku në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës””, ka thënë ai.

“Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të bores”. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK