Connect with us

Lajme

Vdes një person në vendin e punës në Skenderaj

Publikuar

Një person ka vdekur sot në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se viktima ka humbur jetën në rrethana tani për tani ende të pa sqaruara.

Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43 është raportuar se në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, tha Zahiti.

Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK