Connect with us

Lajme

Vdekja e 4 vjeçares, ministri Vitia: Duhet të ketë masa ndaj përgjegjëseve, pa vonesa

Publikuar

më

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas rastit të vdekjes së 4 vjeçares nga Gjakova, shkruan Insajderi.

Vitia ka bërë me dije se janë informuar për deklarimet e dhënë nga prindërit e vajzës, dhe ka kërkuar të merren masa ndaj përgjegjësëve.

“Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike”, ka shkruar ministri.

“Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.
I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj”, shkroi ai.

“Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!”

NA NDIQ NË FACEBOOK