Lajme
Tronditet Kurbini, vritet ekonomisti, plagoset pronari i firmës së inerteve


Shqipëri- Mëngjesin e kësaj të shtune Kurbini është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Ekonomisti i një firme inertesh është vrarë me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i plagosur pronari i saj.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

















