Connect with us

Lajme

“Të gjitha provat të çojnë te Putin”, gazetari: Herën e parë tentuan ta ekzekutonin me…

Publikuar

Christo Grozev, ishte gazetari bullgar, i cili zbuloi helmimin e Alexey Navalny në vitin 2020 dhe që është pjesë e listës të “më të kërkuarve” të Presidentit rus, Valdimir Putin.

Në një intervistë për CNN, ai diskuton teoritë e tij se çfarë çoi drejt vdekjes së papritur të aktivistit të opozitës ruse.

Gazetarja e CNN: Më vjen keq për humbjen tuaj, ai ishte një shok i mirë, një njeri me të cilin keni bashkëpunuar ngushtë për të ekspozuar korrupsion rus bashkë. E di që po mundoheni të zbuloni çfarë ndodhi, çfarë dini në këtë moment?

Grozev: Le të fillojme me atë që është e dukshme, mendoj se ajo ç’ka tha Presidenti Biden sot ishte korrekte, për vdekjen e tij këtë mëngjes, të gjitha provat na çojnë drejt asaj që është e vërteta, që ishte Putin ai që e shkaktoi vdekjen, sepse ka vetëm dy hipoteza ekstreme këtu, ajo më evidentja është që vdekja e tij erdhi si pasojë e torturës tre vjeçare, e vrasjes së ngadaltë, për shkak të burgosjes dhe izolimit të jashtëligjshëm që është i paprecedentë në sistemin e burgjeve ruse. Vetëm në dy vitet e fundit, ai ndenjti mbi 300 ditë në izolim kur ligji rus e konsideron izolimin për dy javë shkelje, por sistemi i Putinit gjeti mënyra për ta mbajtur atë në izolim gjithmonë e më shumë, duke i mohuar atij kujdes shëndetësor, ushqim të balancuar, edhe duke e krahasuar me standartet e burgut, ai merrte vetem 1 copë bukë në muaj, dhe shumicën e kohës ai merrte vetëm disa çapa. Por, kjo është hipoteza më e pafajshme, ndërkohë që hipoteza më e mundshme është që fatkeqësisht ai është helmuar për herë të dytë.

“Tani ne nuk kemi akoma prova, ajo që kemi tani është indicie rrethanore. P.sh, nëse do të ishte e vërtetë që ai ka pësuar kolaps për shkak të një trompoze sot në mëngjes gjatë ecjes në oborrin e burgut, ku është prova për këtë, ku janë imazhet? Të gjithë burgjet në Rusi kanë kamera dhe kanë kaluar 18 orë nga ngjarja dhe s’kemi parë asgjë. Edhe njëherë kjo është vetëm rrethanore por të gjitha provat të çojnë drejt konkluzionit se ai është vrarë sot me qëllim. Ne do të hetojmë dhe jam i sigurtë që do ta gjejmë. E përsëris, barra e provës është tani me Kremlinin, sepse para disa viteve ne e vërtetuam që ata tentuan ta vrisnin me armë kimike.”, tha Grozev.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK