Connect with us

Lajme

Shkallët “e baushtellës” për të kaluar nga qendra në Dragodan, pas raportimit të lajmi.net Përparim Rama zbulon projektin

Publikuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar sot projektin që lidh lagjen Arbëria me Pallatin e Rinisë në rrjetin e tij social “Facebook”.
Lajmi.net para disa ditëve ka realizuar një storie pikërisht në këtë pjesë të qytetit.

Aty janë të vendosura shkallë që përdoren në ndërtimtari, dhe rreziku për ta kaluar këtë është i madh. Në rast se ndonjë qytetar pëson aksident në këtë pjesë, gjasat për të marrë lëndime trupore janë të larta, shkruan lajmi.net.

“VITI I PROJEKTEVE TË MËDHA

Projekti madhor që ndërlidhë Arbërinë me Pallati i Rinisë dhe Hotelin Grand, tani është gati.

Gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimtore për këtë projekt transformues që zgjidhë shumë probleme për qytetarët e Kryeqytetit.

I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër”, shkroi Rama.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK