Connect with us

Maqedoni

Rrëshqitjet e dheut problem për autostradën Kërçovë-Ohër

Publikuar

më

Rrëshqitjet e dheut të shfaqura në trasenë e autostradës Kërçovë-Ohër do ta shtyjnë afatin e përfundimit. Gjithsej në 13 lokacione janë paraqitur rrëshqitje, të cilat sipas ministrit të transportit Bllagoj Boçvarski, janë probleme nga aspekti projektues dhe teknik.

“Konkluzioni unanim është se problemet janë teknike, të natyrës projektuese teknike dhe për ato probleme projektuese do të duhet të gjenden zgjidhje të reja teknike, të cilat do të kërkohen në periudhën e ardhshme për të shmangur të gjitha ato situata në terren.”- deklaroi Bllagoja Boçvarski – Ministër i Transportit.

Shteti do të vazhdojë të punojë në trasenë në periudhën e ardhshme, duke zgjidhur rrëshqitjet, por drejtori i rrugëve shtetërore Ejup Rustemi theksoi se ky është një shembull i keq se si është hartuar dhe zbatuar një projekt.

“Është rast tipik që nuk duhet të përsëritet asnjëherë që të ndërtojmë në një projekt të gabuar. Pikërisht është ky rasti ku ndërtojmë projektin e gabuar, në të cilin tashmë kemi arritur 85 përqind realizimin e tij, por na dalin punë të pakontrolluara. Duke pasur parasysh këto probleme, ne si ndërmarrje publike së bashku me Qeverinë vendosëm të ndërtojmë modelin e ndërtimit të autostradave. Ai model i ri është modeli i fidikut të modofikuar, në të cilin do të ndërtojmë me konsorciumin Bechtel Enka, me të cilin jemi të sigurt se në kohë më të shpejtë dhe më efikas do të kemi komunikacion më të mirë në të ardhmen”- deklaroi Ejup Rustemi – NP Rrugët Shtetërore.

Në pjesët e trasesë ku nuk ka probleme të reja punimet ndërtimore janë duke vazhduar, ndërsa në lidhje me kontratën me “Sinohydro” janë duke u negociuar për afate të reja zbatimi, për të cilat publiku do të informohet më tej tha Bocvarski. Lidhur me shpenzimet shtesë që mund të dalin, ministri Boçvarski dhe drejtori Ejupi përmendën se pas shfaqjes së rrëshqitjeve në trase fillimisht duhet të gjenden zgjidhje, e më vonë do të dihet nëse do të nevojiten mjete shtesë financiare.
Ky projekt ka filluar të ndërtohet në vitin 2013 ndërsa edhe pse kane kaluar 11 vite, autostrada ende është gati.

Lajme14 minutes ago

Rama: Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në

Lajme15 minutes ago

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Maqedoni1 hour ago

Rregulla të reja për administratën: Dy vlerësime negative, humbje e vendit të punës!

Shqipëri2 hours ago

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

Kosovë3 hours ago

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Shqipëri4 hours ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Kosovë5 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni6 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri7 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme8 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni9 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri10 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

NA NDIQ NË FACEBOOK