Connect with us

Lajme

Rrena e RTK’së dëmton AKI’në- kryeministri Xhaferi tregon arsyen

Publikuar

Raportimin e Radio Televizionit të Kosovës për planin për tentim vrasje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Xhaferi deklaroi se kjo gjë, mund t’i ketë shkaktuar dëme AKI’së. Sipas tij, është dëmtuar besueshmëria e shkëmbimit të informacioneve në të ardhmen.

“Unë e kam thënë edhe në paraqitje paraprake se kjo çështje i ka shkaktu më shumë dëm vet AKI-së për besueshmërinë e shkëmbimit të informative dhe komunikimit në të ardhmen.”, ka Xhaferi.

Kujtojmë se, me 10 shkurt televizioni publik i Kosovës, raportoi se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup ishte bërë një atentat për vrasjen e tij.

Në raportimin thuhej se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut thoshte se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

RTK insistonte se kishte pasur tentim për atentat, ndërsa kryeministri Kurti tha se ka marrë kërcënime.

Mediumi publik e pati plotësuar lajmin e publikuar duke bashkangjitur biseda nga një grup në “Telegram”.

NA NDIQ NË FACEBOOK