Connect with us

Sport

Revolucion në futboll, gati kartoni që të përjashton për… 10 minuta

Published

on

Revolucion i ri në horizont për botën e futbollit. Pas aplikimit të sistëmit VAR, diçka e madhe është në rrugën e këtij sporti.

Sipas medias angleze, ‘The Telegraph”, IFAB (Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit) i ka dhënë dritën jeshile eksperimentimit të “kartonit blu”, i cili do t’i lejojë arbitrit të ndeshjes të largojë nga fusha për 10 minuta lojtarët që protestojnë në formë agresive ose kryejnë faulle taktike për të ndërprerë lojën e kundërshtarit.

Lexo edhe:

Duke iu referuar këtij burimi, ky model i ri në futboll pritet të marrë jetë në Angli, ku do të testohet fillimisht në ligat më të ulëta. Kartoni blu prej kohësh ka qenë në qendër të një diskutimi të gjatë në “ishull”.

Kështu, kartoni blu pritet t’i shtohet kartonit të verdhë dhe të kuq. Sipas asaj që mësohet, kombinimi i dy kartonëve blu, ose një kartoni blu pas atij të verdhë sjell përjashtimin nga loja njësoj si karton i kuq.