Lajme
Rama në konferencë të përbashkët me Blinken: Shqiptarët e Kosovës mos të harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shqiptarët kudo që janë e sidomos për shqiptarët e Kosovës është shprehur që të mos harrojnë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës.
Kryeministri Rama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës,kanë qenë janë dhe do të mbeten përkrahëse të palëkundura të procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës nga shteti Serb.
“SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe është mirë që asnjëherë shqiptarët kudo që janë, duke filluar nga shqiptarët në Kosovë që të mos e harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës”, është shprehur ai.




















