Connect with us

Lajme

“Qeverisje e lloçit, mykut e mashtrimit”- Haziri nuk harron as këtë të diel të “thumbojë” Alban Hysenin

Publikuar

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka bërë zakon që pothuajse çdo të diel të kritikoj kryetarin Alban Hysenin për qeverisjen të dobët në Gjilan, shkruan Insadjeri.

Këtë fundjavë, Haziri nga ulësja e opozitës, qeverisjen e Hysenit e ka etiketuar si ‘qeverisje e lloçit, mykut, mospunes e mashtrimit ndaj qytetarëve”.

Postimi i plotë:

Mobilizimi dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve karshi një qeverie, e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mykut, mospunës, mosdijes, mashtrimit dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore.
Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.
Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!

NA NDIQ NË FACEBOOK