Lajme
Publikohet momenti kur qytetari hedh mbeturinat në hapësirë publike, komuna thotë se ai do të gjobitet


Komuna e Prishtinës ka publikuar në Facebook, pamjet e një qytetari që shihet duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.
Nga komuna thanë se një veprim i tillë është rreptësishtë i ndaluar.
“Nuk lejohet hedhja e mbeturinave në hapësirë publike, gjelbërim e trotuar. Është i ndaluar rreptësishtë ky veprim! Ju lutemi mos e ndotni ambientin në të cilin jetojmë”, thuhet në reagim.
Tutje, komuna tha se personi që shihet në video do të gjobitet nga inspektorati në bazë të rregullores në fuqi.
“Ta ruajmë bashkë ambientin ku jetojmë! Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për mjedisin tonë”.



















