Connect with us

Lajme

Prokuroria në Pejë jep detaje për personin që u godit me sëpatë në kokë

Publikuar

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës një person është goditur me sëpatë në kokë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se viktima është dërguar për mjekim në QKUK.

Ndërsa i dyshuari është ndaluar nga Policia.

“Personi qe e ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” është ndaluar dhe prokurori i shtetit është duke përgaditur për caktimin e masës së paraburgimit, ndërkaq viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, tha Nikqi për Insajderin

NA NDIQ NË FACEBOOK