Sport
Portieri i mirënjohur anglez “var dorezat në gozhdë”, njofton tërheqjen nga futbolli

Portieri i mirënjohur anglez, Joe Hart ka vendosur të varë dorëzat në gozhdë në moshën 37-vjeçare. Gardiani që aktualisht është pjesë e skocezëve të Celtic, ka njoftuar klubin se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.
Hart u rrit te Shrewsbury Town, ku edhe debutoi në futbollin profesionist, para se të transferohej te Manchester City, ku qëndroi nga 2006 deri në 2018-ën, ku numëron edhe më shumë ndeshje, plot 266 të tilla.
Ardhja e Pep Guardiolës te “Citizens”, solli edhe ‘skualifikimin’ e Joe hart, pasi loja me këmbë nuk ishte një armë e fortë e gardianit anglez dhe për këtë arsye, trajneri katalan vendosi ta largojë nga skuadra.
Lexo edhe:
- Përdhunoi një vajzë, Gjykata merr vendimin për Dani Alves
- Calhanoglu: S’më besuat kur thashë që jam ndër 5 më të mirët, po e vërtetoj
- Mbappe te Reali, kampioni i botës: Problem, neve na e “nxiu jetën”
- “Dyrrah City”, administratori Ndoci: Si do të funksionojë akademia, nisim në prill
Prej verës së 2021-shit, Hart u transferua në Skoci, ku u shndërrua në titullar të Celtic dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me klubin nga Gllasgou. Joe Hart numëron edhe 75 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, në periudhën 2008-2017.






















