Connect with us

Lajme

Perez ka emëruar transferimin më të mirë të shekullit tek Real Madridi, por nuk është Ronaldo

Publikuar

Florentino Perez transferimin më të mirë të shekullit tek Real Madridi e ka cilësuar Toni Kroos dhe jo Crisiano Ronaldon.

Të paktën kështu ka pretenduar agjenti i lojtarit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm me një histori të madhe të jetës. Ai është një sipërmarrës, por mbi të gjitha mbetet njeri. Ai më ka shpjeguar pse Toni Kroos është transferimi më  i mirë i shekullit tek Real Madridi”, ka thënë agjenti i Kroos, Volke Struth.

Kroos u bë pjesë e Real Madrid në vitin 2014.

Deri më tani mesfushori gjermani numëron 449 paraqitje për madrilenët, ku ka fituar tre tituj të ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK