Connect with us

Lajme

Pas akuzës së rrejshme për persekutim të serbëve, Kurti – Vuçiqit: Jeni vendi që njiheni për gjenocid, vrasje e tortura

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë.

Fjalën Kurti e mori pas një sërë akuzash të presidentit serb ndaj Kosovës.

Kurti para të pranishmëve demantoi akuzat e Vuçiqit duke theksuar se Serbia është shtet i njohur për gjenocid e vrasje. Ai përmendi masakrën e Srebenicës e e atë të Kosovës.

“Është një ironi shumë e thellë dhe njëfarë ndjenje dystopian për këto pretendime të rrejshme për persekutime nga një vend që  është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe pastaj kërcënimet autoritare ndaj paqes dhe sigurisë. Ky Këshill i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës në vitin 1993 për shkak të shkeljeve të rënda dhe krimeve sipas Konventës së Gjenevës”, ka thënë Kurti para të pranishmëve, përcjell Insajderi.

“Serbia ka urdhëruar, planifikuar dhe kryer vrasje, tortuara, gjenocid në Srebenicë dhe në Kosovë”.  

I pari i ekzekutivit potencoi se Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut.

“Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumetnike dhe shumë-kulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumetnike për të gjithë”, u shpreh ai.

Kurti ka përmendur luftën makabre që Serbia ka bërë ndaj Kosovës.

“Të fokusohemi te trajtimi nga Serbia i shqiptarëve etnikë atje sot. Fushata e spastrimit etnik që bëhet në mënyrë administrative… Qeveria serbe sistematikisht i ka hequr mbi 4 mijë e 200 shqiptarë etnikë nga regjistri civil në Medvegjë dhe mbi 2 mijë në Bujanoc. Kjo shlyerje e njerëzve ka pasoja të prekshme, viktimat nuk kanë qasje më në letërnjoftime, pasaporta, shërbime mjekësore, ndihmë sociale, transaksione pronësore, pensione dhe të drejta votimi, pra i bën ata të jenë pa shtet. Kjo fushatë është metodë e shpopullimit të shqiptarëve atje“, tha ai.

Kurti theksoi se BQK po bën gjithçka që serbët në territorin e Kosovës, për të mos pasur telashe pas ndalimit të dinarit.

/Insajderi  

Maqedoni51 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK