SKENA
Nuk do thyhen më televizorë! Pas “tradhtisë” me Santin, Buci dhe Verona japin lajmin e PAPRITUR!

I ftuar në një intervistë, Ylli Dervishi ka ndarë një lajm të bukur për fansat.
Ai bëri të ditur se së bashku me Veronën po planifikojnë dasmën, por duke mos treguar datën. Epo mesa duket nuk do të kemi më “thyerje” televizorësh.
Kujtojmë se dyshja bëri bujë gjatë BBV Kosova, ku Ylli u kritikua për raportin e tij me Santianën, ndërkohë që jashtë kishte si partnere Veronën.















