Connect with us

Lajme

“Një person i shtrirë në shiritin emergjent”, gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Publikuar

Është gjetur e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Gazetën Insajderi.

Viktima e cila ishte shtetase e huaj ishte vërejtur e shtrirë në rrugën e shiritit emergjent.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent)”, u shpreh Krasniqi. Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete”.

Me urdhërin e prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, tha Krasniqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK