Connect with us

Bota

Një burrë u gjet “i ngrirë” në pjesën te rrotat e një aeroplani

Publikuar

Një burrë i gjetur i vdekur në pjesën te rrotat e një aeroplani në aeroportin Gatwick të Londrës vdiq nga hipotermia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trupi i burrit të panjohur u zbulua “i ngrirë” në pjesën e djathtë të një aeroplani që kishte mbërritur nga Banjul në Gambia.

Vidhet një Golf 5 në lagjen Aktash në Prishtinë…Luana Vjollca provokon me paraqitjen për Shën Valentin…Si po i jep Ukraina grushtin më të fortë Rusisë, në betejën për Det…Tetë probleme të raportuara nga qytetarët e Ferizajt, rregullohen n…“Kurti bëri gabime”, Joseph: SHBA është një mik i fortë dhe më i mi…
Aeroplani mbërriti në terminalin verior të Gatwick rreth orës 3:30 të mëngjesit më 7 dhjetor 2022, dhe trupi i burrit u gjet rreth gjysmë ore më vonë.

Burri nuk kishte asnjë letërnjoftim dhe pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare dhe kombëtare për të zbuluar se kush ishte, përfshirë një apel publik nga Policia e Sussex, ende nuk dihet.

Sipas një raporti të policisë, piloti i aeroplanit tha se kontrolle të hollësishme u kryen përpara se të nisej nga Gambia dhe asgjë nuk dukej “e jashtëzakonshme”.

Joanne Andrews, mjeke ligjore e zonës për West Sussex, arriti në një përfundim narrativ mbi vdekjen e burrit, me prova që sugjerojnë se ai hyri në aeroplan përpara se të ngrihej në Gambia.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK