Connect with us

Lajme

Nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, flitet për Kosovën

Publikuar

më

Nesër pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë. Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se pjesë e kësaj mbledhje do të jetë shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh. Ndërkaq, ende nuk dihet se kush do të marr pjesë nga liderët kosovar.

Së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova.

“Ekziston një argument i tërë se çfarë ka ndodhur, çfarë po dhunohet, çfarë terrori po bëhet ndaj serbëve dhe cili është qëllimi përfundimtar, që është dëbimi i serbëve nga Kosova, pra që ata të vendosin vetë se të largohen të qetë”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Tutje, Daçiq tha se është turp për bashkësinë ndërkombëtare që pas 11 vitesh ta ftojë Prishtinën që të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Është shaka, duhet të kenë turp, komuniteti ndërkombëtar, ata që kanë nënshkruar marrëveshjen në Bruksel se ne nuk do ta kishim nënshkruar nëse nuk do të garantonin dhe tani duhet t’i kërkojmë Kurtit të formojë Asociacionin. Imagjinoni, ne kemi eja aq larg sa një Paris, Berlin, Uashington po i lutet Kurtit të formojë Komunitetin. Deri ku kemi arritur apo dikush mendon se jemi vërtet budallenj“, thotë Daçiq.

Ai foli edhe për sulmin terrorist nga serbët në Banjskë.

“Çfarë po bënin ata atje? Imagjinoni sikur presidenti Vuçiq ose unë të shkojmë dhe të ulemi me këta njerëz nga Banjska. Komuniteti ndërkombëtar është i mërzitur pse kjo po zgjat kaq shumë dhe se si një Serbi e vogël po lufton dhe ka sukses që nga viti 2008 për ta mbajtur Kosovën nga arritjen e pavarësisë. Këtu po luftojmë dhe nuk do ta njohim Kosovën, po luftojmë në tre fronte“, tha ai.

Maqedoni26 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri56 minutes ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni3 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri6 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme7 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri8 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK