Connect with us

Lajme

Ndahen 742 milionë për komunat në buxhetin e vitit 2024

Publikuar

më

Në Ceremoninë e Grantit të Performancës, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u ndanë 8.3 milionë euro, për 11 komuna përfituese.

Në fjalën hyrëse, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka theksuar se pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, është, ka qenë, dhe mbetet, administrata moderne publike efikase, llogaridhënëse, transparente dhe e depolitizuar.

Bislimi ka bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat.

“Në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat tona. Kjo nënkupton që sa më e suksesshme të jetë qeverisja në nivel qendror në rritjen e të ardhurave kombëtare dhe rritjen e buxhetit, aq më shumë do të përfitojnë edhe komunat në mundësitë që kanë për të zbatuar politikat e prioritetet e tyre”, ka thënë zëvendëskryeministri.

Më tej, ai ka cekur se është e rëndësishme të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike, për të avancuar në rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian.

“Për të avancuar në rrugëtimin tonë drejt BE-së, është e rëndësishme të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike, në thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet që kjo administratë ofron dhe një ulje të kostos qoftë ajo monetare, apo në kohë në marrjen e këtyre shërbimeve“. /Insajderi.org/

Njoftimi i plotë:

Lajme24 minutes ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota36 minutes ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni54 minutes ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri1 hour ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme2 hours ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme2 hours ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni2 hours ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Kosovë2 hours ago

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Maqedoni3 hours ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri3 hours ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme4 hours ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

NA NDIQ NË FACEBOOK