Connect with us

Lajme

Ministri Murati për pensionet e serbëve të Kosovës: Të njëjtat llogari mund të përdoren për ndihmat nga Serbia

Publikuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen mjetet financiare për të gjithë pensionistët serbë që jetojnë në Kosovë.

Nesër, të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do t’i pranojnë pensionet nga Thesari i Kosovës në llogaritë e tyre bankare, sikurse i pranojnë për çdo muaj më datën 15”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Twitter.

Tutje ai ka thënë të njëjtat llogari mund të përdoren për të pranuar ndihma nga Serbia.

“Të njëjtat llogari mund të përdoren për të pranuar ndihma nga Serbia. Por Beogradi dëshiron që të vazhdojnë të bëjë transfere të pagjurmueshme të parave”, tha Murati.

NA NDIQ NË FACEBOOK