Connect with us

Lajme

Ministri Murati i reagon kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Cektësi të njohurive

Publikuar

më

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, duke i thënë se ka “cektësi të njohurive për konceptin e ekonomisë së tregut të lirë”.

Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryetarja Caka -Nimanit gjatë një interviste kishte përmendur togfjalëshin “ekonomia e lirë e tregut”, më shumë se njëherë.

Sipas Muratit po rezulton se as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk po e kupton këtë. Madje ai tha se “pasojat e bllokimit të këtij ligji po i vuajnë qytetarët”.

“Dua të besoj që fjalën e ka pasur për konceptin e “ekonomisë së tregut të lirë” apo “free market economy” në anglisht.  Kur e mendon që ka edhe ekonomistë në LDK që e bëjnë gabimin e njëjtë, nuk mund ta gjykosh edhe aq rëndë një shkarje të tillë të zonjës Caka e cila me profesion është juriste. Mirëpo për funksionin që ushtron, një cektësi e tillë e njohurive për këtë koncept ekonomik, pra “ekonominë e tregut të lirë”, rrezikon të prodhojë vendimmarrje të gabuar që ka pasoja të mëdha për qytetarët”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka thënë se ligje e mekanizma të ngjashme kanë të gjitha shtetet e BE , por sipas tij Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka as njohuritë bazike mbi konceptet e ekonomisë së lirë të tregut.

“Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që me sa shihet nuk ka as njohuritë bazike mbi koncepte të tilla, kishte vendosur ta rrëzojë Ligjin për Çmime Tavan, në emër të mbrojtjes së “ekonomisë së lirë të tregut”. Pasojat e këtij vendimi, qytetarët e Republikës vazhdojnë t’i vuajnë edhe sot”, ka thënë ndër të tjera Murati.

Lajme17 minutes ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni1 hour ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri2 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme3 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri5 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme6 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni7 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK