Connect with us

Lajme

“Ka qenë i vendosur më herët në stoplistë…”, lirohet serbi i arrestuar sot në Jarinjë

Publikuar

më

Është liruar serbi që u arrestua sot në Jarinjë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani tha se pas intervistimit është përgatitur një raport informues për prokurorinë.

“Është liruar. E kemi bërë një raport informues për Prokurorinë.”, tha Elshani për Insajderin.

Personi në fjalë ishte arrestuar nën dyshimin se ka bërë fotografim të paautorizuar.

“Personi ka qenë nën dyshimin për fotografim të paautorizuar, ka qenë i vendosur në stoplistë dhe është ndaluar në hyrje në Jarinjë duke hyrë nga Serbia në drejtim të Kosovës. Pasi që është ndaluar ai është dërguar në stacionin policor në jug të Mitrovicës për intervistim. Aty është intervistuar dhe para një ore ai është liruar”, ka thënë ai.

Më tej, Elshani tha se ai kishte qenë i vendosur në stoplistë, për atë arsye edhe u arrestua.

“Me siguri ai ka qenë i vendosur më herët në stoplistë, kështu që ka qenë i identifikuar më herët mirëpo në momentin që ne kemi hasur në të e kemi ndaluar dhe e kemi sjellë në stacion policor për intervistim që do të thotë se ky person ka qenë në interes për policinë e Kosovës për me u intervistu në lidhje për fotografim të paautorizuar”, ka thënë ai.

“Ne mund ta konfirmojmë që personi i arrestuar është shtetas kosovar i nacionalitetit serb, ndërsa nëse është pjesëtarë i xhandarmërisë serbë apo jo, ne nuk mundemi me konfirmu edhe me ditë për arsyje se nuk është dhe nuk ka të bëjë me shtetin tonë”, tha ai.

Maqedoni49 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK