SKENA
Ish-partnerja e Meritonit bën reagimin e ashpër për djalin e tyre: “Nuk ekziston në jetën e tij”

Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ka reaguar sërish me anë të një Instastory lidhur me djalin e saj.
“E pafytyrë, të ma …” Edona e ofendoi rëndë, Santiana nuk ja lë mangut! Ja si i përgjigjet – AfterParty
afterparty.al
afterparty.al
Rekomanduar nga boost.al
“E pafytyrë, të ma …” Edona e ofendoi rëndë, Santiana nuk ja lë mangut! Ja si i përgjigjet – AfterParty
Ajo u kërkon mediave që të mos publikohen më foto të djalit të saj, ose përndryshe do të marrë masa ligjore.
Egesta gjithashtu thekson se kujdestaria e Loarit i përket vetëm asaj dhe nuk lejon që imazhi i fëmijës së saj të përdoret për show si Big Brother.
“Për të gjitha portalet, gazetat dhe TV Shows, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë. Dje pashë prapë një foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin. Fytyra duhet të fshihet/censurohet.
Përndryshe do të marr masa ligjore. Ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe ta përdorni për show”-ka shkruar ajo.
















