Connect with us

Lajme

Ia publikoi fotografitë intime që i kishin realizuar kur kishin qenë bashkë në banesë, gjykata merr vendim për të akuzuarin

Publikuar

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 muaj burgim N.S për veprën penale ‘Shtrëngimi’, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Në aktakuzë thuhet se me datë 16.03.2017 në intervalin kohor në ora 12-13 i akuzuari N.S i kishte shkruar në rrjetin social Instagram, të dëmtuarës së mitur, duke i kërkuar dërgimin e fotografive nudo dhe duke e kanosur që nëse nuk i dërgon këto fotografi, ai do t’ia publikoj fotografit nudo që i kishin realizuar kur e dëmtuara kishte qenë në banesën e tij, për çka e dëmtuara nga frika e publikimit të fotografive të mëhershme edhe pse e vetëdijshme se po vepron kundër nderit dhe dinjitetit të vet, ia kishte dërguar edhe katër fotografi, duke e lutur të akuzuarin që të mos i publikoj dhe kur i akuzuari sërish i kishte kërkuar që të bëjë videoinqizim, ajo nuk kishte pranuar dhe i akuzuari me datë 17.03.2017, viktimës së mitur ia kishte publikuar fotografitë në instagram, duke hapur llogari me emër të saj dhe ua kishte dërguar shoqeve të të dëmtuarës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.