Connect with us

Lajme

I kërkuar nga INTERPOL – Radojçiq shfaqet në Kopaonik duke festuar ditëlindjen/VIDEO

Publikuar

Udhëheqësi i grupit terrorist serb, që kreu sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri të Kosovës, Milan Radojçiqi është parë këto ditë në duke festuar ditëlindjen në Kopaonik të Serbisë.

Lideri i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë”, në Serbi Nemanja Sharoviq ka publikuar në rrjetin social “X” një video që sipas tij paraqet festën e kremtimit të ditëlindjes së 46-të Milan Radojçiqit në Kopaonik.

Siç shihet në videon e transmetuar nga “Danas“, disa burra kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen komandant” përpara se të fillonin fishekzjarrët.

Para pankartës shihet një burrë, i cili ishte filmuar nga pas dhe që ngjan në Milan Radoiçiqin, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e Kosovës janë në kërkim të Radoiçiqit për shkak të kryerjes së sulmit të armatosur në Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre serbë.

Sipas të dhënave jozyrtare, Radoiçiq më pas u plagos dhe arriti të arratisej në Serbinë qendrore, ku mori përgjegjësinë për incidentin që ndodhi.

Autoritetet serbe e akuzojnë atë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, për çka u ndalua në Beograd dhe u lirua pas një seance në Gjykatën e Lartë në Beograd për t’u mbrojtur.

Gjithashtu, biznesmeni kontrovers nga Republika e Kosovës është nën listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i dhe nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Lajme16 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni46 minutes ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri1 hour ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë2 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme2 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni2 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri3 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK