Lajme
Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit për ndalimin e dinarit


Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar dinarin.
Nga ky dikaster kanë thënë se Franca është e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës.
“Ky vendim i marrë në mënyrë të nxituar dhe të pakonkuruar, do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, e cila në masë të madhe varet nga pagesat e bëra në dinarë serb nga Serbia. Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot. Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës.


















